Dështon seanca e radhës ku do të dëshmonte i penduari i drejtësisë, Erion Alibej

Dështon seanca e radhës ku do të dëshmonte i penduari i drejtësisë, Erion Alibej

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë për në 24 qershor seancën gjyqësore ndaj të pandehurve në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës, çka solli mbetjen pa përfaqësim ligjor të të pandehurve, duke e pamundësuar vijimin e procesit. Në seancën e sotme pritej që Erion Alibej, i cilësuar si bashkëpunëtor i drejtësisë në këtë çështje, të përgjigjej ndaj pyetjeve të avokatëve mbrojtës, pasi më herët kishte dhënë dëshminë e tij përballë prokurorëve të SPAK.
Burimi: Kohajone.com