Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dështon referendumi për shtetësinë në Itali
👁9030
Një referendum për lehtësimin e rregullave për marrjen e shtetësisë dhe forcimin e ligjeve të punës në Itali ka dështuar për shkak të daljes së ulët në votime. Ky dështim është një fitore për kryeministren italiane, Giorgia Meloni, qeveria e së cilës i kishte bërë thirrje njerëzve që ta bojkotonin referendumin. Mbi 50 për qind e votuesve kërkohej të merrnin pjesë në votim, në mënyrë që referendumi dyditor të konsiderohej valid, por pasi u mbyllën votimet të hënën, rezultoi se vetëm mbi 30 për qind e votuesve kishin votuar në këtë referendum. Propozimi për referendum, i mbështetur nga Partia Demokratike...