Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dështon raundi i parë i zgjedhjes së Friedrich Merz si kancelar i Gjermanisë, nuk merr votat e mjaftueshme
👁10931
Friedrich Merz dështoi të zgjidhej kancelar i Gjermanisë në raundin e parë të zgjedhjeve për kancelar. Me 310 vota pro, 307 kundër dhe 3 abstenime, kreu i Partisë Kristian Demokratike (CDU), Friedrich Merz, dështoi të zgjidhej kancelar në votimin e parë në Bundestag. U deshën 316 vota nga një total prej 630 deputetësh. Sipas asaj që raporton “Die Welt”, takimi është pezulluar në mënyrë që grupet politike të diskutojnë hapat e mëtejshëm. Siç vënë në dukje mediat gjermane, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e republikës federale. DW: Mot i ngrirë në Berlin dhe një tronditje për Merzin...