Dështon për të njëzetën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon për të njëzetën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të njëzetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin. As thirrja e kryediplomates së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas – e cila vizitoi Prishtinën për herë të parë, të enjten – që partitë parlamentare të bashkëpunojnë për ta zhbllokuar ngërçin politik në vend, nuk solli ndryshim. Dështimi i radhës ndodhi pak pasi disa organizata të shoqërisë civile i bënë thirrje partive “të arrijnë një marrëveshje që i jep fund bllokadës”. Ato thanë se kriza institucionale me bllokimin e konstituimit të Kuvendit “ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm dhe po dëmton jo vetëm Kuvendin, por...
Burimi: Javanews.al