Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dështon për të 35-në herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Për të 35-ën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet, duke thelluar më tej ngërçin politik që po zgjat prej muajsh. Seancat tashmë janë shndërruar në një procedurë formale çdo 48 orë, pa ndonjë përpjekje konkrete për zgjidhje. Gjatë seancës së fundit, kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga partitë politike të dërgonin emrat e përfaqësuesve për Komisionin Zgjedhor, i cili do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Megjithatë, partitë refuzuan të propozojnë anëtarë, duke bllokuar sërish procesin. “51 për, 1 kundër, abstenime nuk kemi… Nuk kemi kuorum, ndërpritet seanca”, deklaroi Dehari. Ai njoftoi...