Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dështon për herë të 11 seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
👁10139
Paraditen e së hënës nisi seanca e 11 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës… që dështoi sërish. Të pranishëm ishin 111 deputetë. Seanca nisi me një minutë heshtje në nderim të Ditës së Dëshmorëve. Më pas u tentua për votim të fshehtë, por PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK ishin kundër. Në këtë mënyrë, nuk kaloi propozimi për ngritjen e komisionit për votim të fshehtë: Pro 56 vota, një kundër dhe asnjë abstenim. Seanca u ndërpre dhe do të vijojë të mërkurën, në ora 10:00.