Dështon edhe tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon edhe tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për të 29-ën herë radhazi, duke thelluar më tej ngërçin politik në vend. As në seancën e sotme nuk u arrit pajtueshmëri për themelimin e Komisionit që do të mbikëqyrte procesin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ashtu si në seancat paraprake, partitë politike PDK, LDK, AAK-NISMA dhe Lista Serbe nuk dolën me propozime për anëtarë të këtij komisioni. Në sallë ishin të pranishëm 102 deputetë, por vetëm 53 prej tyre votuan në favor të formimit të komisionit. Nuk pati as vota kundër dhe as abstenime. Seanca...
Burimi: Kohajone.com