Dështon edhe seanca e 24-t, nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës

Dështon edhe seanca e 24-t, nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës nuk është konstituar as pas përpjekjes së 24-t.  Sërish nuk kishte kuorum për formimin e Komisionit për të zhvilluar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Kjo është hera e 16-të që seanca dështoi në këtë pikë.  Të shtunën në seancë ishin 96 deputetë. Prej tyre votuan 53 pro, 1 kundër dhe nuk pati abstenime.  Seanca e radhës do të mbahet të hënën nga ora 10:30.
Burimi: Syri.net