Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dështon edhe përpjekja e gjashtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
👁2814
Deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës të premten në përpjekjen e gjashtë, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk i mori votat e nevojshme. Haxhiu i mori 57 vota për, katër më pak se minimumi prej 61 votave të nevojshme për t’u emëruar. Haxhiu nuk u votua për kryetare në katër seanca radhazi. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka akuzuar se Lëvizja Vetëvendosje qëllimshisht nuk dëshiron ta zhbllokojë konstituimin e Kuvendit të Kosovës pasi nuk po ndryshon propozimin për postin e kryeparlamentarit. “Një gjë është e qartë, Albulena Haxhiu nuk kalon. Sikur të...