Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Dështoi” me Man. United, Erik ten Hag drejt Serie A! Holandezi do marrë drejtimin e klubit të njohur
11 Prill 2025 18:19 Telesport Edhe pse me në krye Claudio Ranieri-n, Roma ka shkëlqyer duke marrë disa fitore rresht në Serie A, 73-vjeçari do ta mbyllë në fund të sezonit kapitullin si trajner i verdhekuqve, të cilët i drejtoi për herë të dytë në karrierën e tij. Mediat italiane raportojnë se Roma ka zgjedhur Erik ten Hag si trajnerin e ri. Holandezi është parë në tribunë fundjavën e kaluar gjatë ndeshjes Roma-Juventus, aty ku ishte i ftuar nga familja Friedkin, pronarë të klubit. Edhe pse insistohet se ishte një vizitë joformale, mediat vendase janë të sigurta se ishte më shumë sesa thjesht për mirësjellje. Roma ka përjetuar një sezon të karakterizuar nga paqëndrueshmëri në fushë por edhe në stol, pasi ka ndërruar tre trajnerë...