Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Dështimi i Bayern nuk ka vend në Mynih, klubi e nxjerr në shitje për 40 mln euro
👁6366
28 Prill 2025 16:39 Telesport Bayern e ka ndarë mendjen për merkaton e verës. Lojtari i parë që do të shitet do të jetë Joao Palhinha. Mesfushori ka dështuar në Mynih, edhe pse verën e kaluar u ble me bujë për 50 mln euro nga Fulham. Portugezi thuajse nuk ka luajtur fare me fanellën bavareze dhe nuk e ka fituar vendin e titullarit, përjashto kur lojtarë të tjerë kanë qenë të dëmtuar. TZ raporton se Bayern pret 40 mln euro nga shitja e Palhinha. Për të kanë interes West Ham dhe Fulham.