Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Dështimi i 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, afati po afron
Ka dështuar për herë të 47-të radhazi përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke thelluar krizën institucionale që prej 15 prillit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri sërish thirrje partive politike që të propozojnë nga një anëtar për formimin e Komisionit Zgjedhor, por asnjëra prej tyre nuk ofroi propozim.PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe refuzuan të japin kandidatë, duke e cilësuar mënyrën e propozuar për votimin e fshehtë si jokushtetuese. Në qendër të ngërçit është kandidatura e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, e cila është votuar disa herë pa sukses në seanca me votim të hapur. Sipas Vetëvendosjes, nëse ajo nuk merr 61 votat e nevojshme në një votim të fshehtë, kandidatura do të tërhiqet.Megjithatë, pjesa më e madhe...