Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Dështimi i 18-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
👁5994
Përpjekja për të konstituar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të 18-të, duke thelluar ngërçin institucional që ka përfshirë vendin prej muajsh.Edhe këtë herë, seanca e thirrur për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit përfundoi pa rezultat, pasi mungoi dakordësia mes partive politike për formimin e Komisionit për votim të fshehtë.Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, para se të vazhdonte punimet, ftoi përfaqësuesit e grupeve parlamentare në një konsultim të shkurtër, por pa arritur ndonjë marrëveshje. Me 106 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 52 votuan pro formimit të komisionit, një ishte kundër dhe nuk pati asnjë...