Dështim i tetë radhazi në konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

Dështim i tetë radhazi në konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

Për të tetën herë radhazi, Kuvendi i ri i Kosovës, i dalë nga zgjedhjet parlamentare të shkurtit, nuk ka arritur të konstituohet plotësisht. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë shumicën e thjeshtë prej 61 votash të nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit më të lartë legjislativ në vend.Në votimin e fundit, Haxhiu mori vetëm 54 vota pro, ndërsa 44 deputetë votuan kundër dhe 3 abstenuan. Krahasuar me seancat e mëparshme, ku ajo kishte marrë 57 vota, kësaj here u vu re mungesa e disa deputetëve nga radhët e LVV-së, duke e...
Burimi: Diasporashqiptare.al