Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dëshmitë tronditëse për Banjskën: Sulmet nuk ndalonin, s’i jepnim dot ndihmë Bunjakut
Dy efektivët policorë që reaguan ndër të parët pas sulmit në Banjska, e që mbetën edhe të plagosur Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri dolën për herë të para trupit gjykues në seancën për rastin e njëjtë. Në dëshmitë e tyre disa orëshe, ata treguan se ishin pjesë e një njësiti që po përfundonte turnin rreth orës 02:10 të datës 24 shtator 2023 kur kishin kaluar me makina në Banjskë për të kuptuar se diçka po ndodhte. “Sa kemi arritur në fshatin Banjska më saktësisht të ora, në anën e djathtë të rrugës që të shpien në Banjska, kemi vërejtur dy...