Dëshmitë britanike për Xhafer Devën e Rexhep Mitrovicën dhe historianët pansllavistë shqiptarë

Dëshmitë britanike për Xhafer Devën e Rexhep Mitrovicën dhe historianët pansllavistë shqiptarë

Nga: Daut Dauti Shërbimi Sekret Ushtarak Britanik i ka përgjuar komunikimet e nazistëve gjermanë në lidhje me formimin dhe operacionet e Divizionit “Skenderbeg”. Sot në arkivin britanik ekziston një dosje voluminoze e kësaj pune. Por, nuk është shënuar asnjë veprim i këtij divizioni për qëllimin që ishte formuar. Në fotografinë e parë të postuar këtu (Document Top Secret), të datës 12 maj 1944, bëhet me dije për një udhëtim të Xhafer Devës dhe të Ago Agait, të cilët kthehen nga Gjermania me aeroplan përmes Beogradit. Po aty thuhet se njësitë shqiptare janë duke dështuar kundër komunistëve [pason teksti i cili për përgjuesit ka qenë i palexueshëm]. Por, fjalia e fundit është e qartë: “Në këto rrethana, prospekti i veprimeve të [Divizionit] ‘Skenderbeg’ është zero”. Në...