Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Dëshmia e fortë Gjermane: Në Athinë kishte Gjykatë shqiptare
Shtegtarë të panumërt perëndimorë që vizituan Athinën në shekullin e nëntëmbëdhjetë pikasën një realitet që nuk e kishin parë asnjëherë në fandaksjet e tyre filohelene. Magjepsja romantike pas vegimeve të së kaluarës u trondit keqazi me deluzionin që provonin udhëtarët sapo arrinin në Athinë: përpos rrënojave të Akropolit dhe tufave të dhenve që kullosnin qetë-qetë, gjithçka i ngjante një fshati shqiptar. E tillë është edhe dëshmia largvajtëse e historianit gjerman Jakob Philipp Fallmerayer (1790-1861). Një karrierë akademike e zhvilluar në rrethet shkollare të Bavarisë, ai do të bënte emër në Evropë me njohjen e tij enciklopedike të historisë së Greqisë mesjetare. Vepra e tij monumentale ‘Historia e Moresë në Mesjetë’, e botuar në Shtutgart disa vite pas krijimit të Greqisë së pavarur, shkaktoi zemëratë gjithandej...