”Dëshmia dhe denoncimet e mia në SPAK”, Behgjet Pacolli: Tregova çfarë po ndodh në Vlorë
Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se ka qëndruar për rreth shtatë orë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka paraqitur fakte, dokumente dhe rrethana që lidhen me çështjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Përmes një postimi në Facebook, Pacolli shkruan se gjatë paraqitjes së tij ka informuar organin kompetent mbi atë që ai i cilëson si ndërhyrje të paligjshme në strukturën e pronësisë, shpërfillje të vendimeve gjyqësore dhe cenim të pronës private. Postimi i plotë Sot pata mundësinë të paraqitesha për rreth 7 orë para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku paraqita në mënyrë të detajuar faktet, dokumentet dhe rrethanat e asaj që ka ndodhur dhe po ndodh me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. E vlerësoj këtë mundësi dhe jam...
Burimi:
kohajone.com