“Dëshmi e racizmit”/ Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, reagon Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv

“Dëshmi e racizmit”/ Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, reagon Berisha: Një akt nacionalizmi primitiv

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar këtë pasdite lidhur me ngjarjen e ndodhur në një ndeshje në Kumanovë të RMV-së, ku u dëgjuan thirrje antishqiptare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha i cilëson i akte nacionalizmi primitiv. Sali Berisha: “Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe thirrjet barbare primitive antishqiptare në Kumanovë si dëshmi e racizmit dhe nacionalizmit primitiv kundër etnisë shqiptare në shekuj e mijëvjeçarë në trojet e veta, por edhe kundër vetë rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Partia Demokratike, duke dënuar me forcën më të madhe këto akte, vlerëson dhe mbështet qëndrimin e forcave politike shqiptare dhe autoriteteve shtetërore të Maqedonisë së Veriut ndaj tyre”.