Dëshironi të ruani dhëmbët nga prishja, ja si duhet të veproni

Dëshironi të ruani dhëmbët nga prishja, ja si duhet të veproni

Ashtu si çdo pjesë tjetër e trupit, edhe dhëmbët plaken. Ky proces fillon zakonisht pas moshës 40-vjeçare dhe ndikohet nga zakonet tona të përditshme. Sipas ekspertëve, plakja e dhëmbëve manifestohet përmes ndryshimeve në ngjyrë, formë, forcë dhe pozicion. Me kalimin e viteve, smalti hollohet, dentina errësohet dhe njollat nga ushqimet apo pijet si vera, kafeja e çaji bëhen më të dukshme. Zgjidhjet? Zbardhja profesionale dhe kujdesi i rregullt dentar. Fërkimi nga përtypja, bruksizmi apo përplasja e gabuar e dhëmbëve çon në konsumim gradual. Rimodelimi estetik dhe restaurimet kozmetike mund të rikthejnë pamjen e tyre. Me humbjen e kockës ose zakone...
Burimi: Syri.net