No Image Available

Derbi Partizani-Tirana luhet sot, Policia publikon planin e masave

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, që do të zhvillohet ditën e sotme në kuadër të javës së gjashtë të kampionatit “Abissnet Superiore”. Në kuadër të këtij takimi, që pritet të tërheqë një numër të madh tifozësh, autoritetet kanë parashikuar masa të shtuara sigurie dhe kufizime të përkohshme në qarkullimin rrugor në zonat përreth stadiumit. Në njoftimin zyrtar, Policia bën të ditur se do të ketë segmente rrugore të bllokuara, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e efektivëve në terren. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe hyrjes së tifozëve në stadium. Sipas Policisë, nuk do të lejohet futja e sendeve të kundërligjshme apo e objekteve që mund të...