Derbi i “Dajave”, babai përballë të birit. Kush do të triumfojë, “ustai” apo çiraku”?!
Ka ndeshje që luhen për tri pikë, ka të tjera që mbartin histori, rivalitete dhe emocione të veçanta. Por ka edhe përballje që e kanë të shkruar një skenar krejt të pazakontë, ku futbolli vendos përballë jo thjesht dy trajnerë, por dy njerëz që deri dje kanë ndarë të njëjtën pankinë. Fundjava do të sjellë një përballje të veçantë mes Elbasanit dhe Dinamos. Në njërin krah, Ilir Daja, një nga trajnerët më të spikatur të futbollit shqiptar, në drejtimin e bluve kryeqytetas. Në krahun tjetër, i biri, Glen Daja, në stolin e verdhebluve të Elbasanit. Kësaj radhe, mbiemri dhe AND-ja janë të njëjta, por ngjyrat dhe interesat krejt të kundërta. Babë e bir kanë ndarë më parë eksperienca në stolin e Dinamos, kanë qenë pjesë...
Burimi:
telesport.al