Dera e burgut mbetet e mbyllu/ Gjykata ‘vulos’ fatin e Veliajt, SPAK shton akuzat

Dera e burgut mbetet e mbyllu/ Gjykata ‘vulos’ fatin e Veliajt, SPAK shton akuzat

Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për lirim nga qelitë e paraburgimit. Gjyqtari Erion Bani vlerësoi se masa e sigurisë “arrest në burg” ndaj kreut të bashkisë së kryeqytetit duhet të vijojë. Kërkesa për ndryshim të masës së Veliajt u artikulua nga avokati i tij, Ermir Beta, në seancën e radhës të informacionit 2-mujor, seancë ku SPAK informon gjykatën mbi ecurinë e hetimit. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura nuk ishte i pranishëm vetë kryebashkiaku, i cili qëndron në qeli prej shkurtit të këtij viti, kur u arrestua si i dyshuar për “korrupsion”...
Burimi: Sot.com.al