Der Standard: Kryeministri shqiptar Edi Rama, pa maskë
Demonstratat drejtohen edhe kundër nepotizmit që ka kapluar gjithçka dhe që lidhet me emrin e kryeministrit prej shumë vitesh në pushtet. Pothuajse në të njëjtën kohë me demonstratat masive në Francë, nga kryeqyteti shqiptar, Tirana, dhe qendra të tjera urbane të vendit ballkanik u raportuan protesta kundër politikave qeveritare. Ashtu si katër muaj më parë, në rrugë nuk dolën vetëm studentët, por edhe qytetarë të tjerë, për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së drejtuar nga kryeministri socialist Edi Rama. Pushtet absolut Asokohe, protestat u zhvilluan kundër vendimit të qeverisë për të vënë në dispozicion të një projekti luksoz turistik, me marinë për jahte, një zonë të mbrojtur natyrore me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, të banuar nga flamingot, në ishullin e Sazanit, në Adriatik. Projekti drejtohet...
Burimi:
syri.net