DER SPIEGEL: Për krimet izraelite në Gazë është bashkëfajtore edhe Gjermania!

DER SPIEGEL: Për krimet izraelite në Gazë është bashkëfajtore edhe Gjermania!

Në një koment të ashpër, revista gjermane DER SPIEGEL ngre alarmin për shndërrimin e luftës së Izraelit në Gaza në një katastrofë politike, morale dhe ligjore me pasoja ndërkombëtare – dhe fajëson drejtpërdrejt qeverinë gjermane për bashkëpërgjegjësi të heshtur. Sipas revistës DER SPIEGEL, krimet e luftës të ushtrisë izraelite në Gaza nuk mund të mohohen më. Vdekja e mbi 58’000 palestinezëve, përfshirë 17’000 fëmijë, shkatërrimi sistematik i infrastrukturës civile dhe, mbi të gjitha, uria masive e imponuar mbi një popullsi të bllokuar, janë dokumentuar botërisht. Pamjet e fëmijëve të uritur deri në kockë, dëshmitë e mjekëve dhe deklaratat publike të...