Deputetja e PS, Mila: Shqipëria në BE nuk duhet të ketë asnjë hezitim, t’i themi ndal dh*nës

Deputetja e PS, Mila: Shqipëria në BE nuk duhet të ketë asnjë hezitim, t’i themi ndal dh*nës

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka reaguar përmes një mesazhi publik lidhur me situatën e tensionuar në vend, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së protestës paqësore dhe refuzimit të çdo forme dhune. Mila u referohet qëndrimeve të Ambasadës Amerikane dhe Komisionit Europian, të cilat, sipas saj, sjellin qartësi në një klimë të karakterizuar nga përplasjet dhe dezinformimi. Ajo thekson se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të garantohet, ndërsa dhuna ndaj njerëzve, institucioneve dhe pronës publike e private është e papranueshme. Postimi i plotë Historia na ka kushtuar shumë për t’ia dorëzuar sërish frikës. Në këto ditë të trazuara, kur përplasjet na rëndojnë dhe lumi i dezinformimit mjegullon të vërtetën, qëndrimet e Ambasadës Amerikane dhe të Komisionit Europian sjellin qartësi: e...