Deputetja e PS, Çaushi uron Festën e Ullirit: Tradita, kultura dhe trashëgimia në qendër të festimeve
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka përcjellë një urim me rastin e Festës së Ullirit, duke vënë në pah rëndësinë e kësaj feste në promovimin e traditës, kulturës dhe vlerave të zonës. Përmes një mesazhi, Çaushi thekson se kjo festë është një mundësi e veçantë për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe kulinarinë tradicionale, ku një vend të rëndësishëm zë vaji i ullirit. “Një ditë e bukur feste, që përcjell traditën dhe trashëgiminë tonë”, shprehet deputetja Çaushi në urimin e saj. Festa e Ullirit mbetet një aktivitet që promovon identitetin kulturor të zonës dhe vlerëson një nga produktet më të rëndësishme të traditës shqiptare.
Burimi:
kohajone.com