Deputetja e PS, Çaushi: Kuvendi vijon punën, miratohet projektligji për pjesëmarrjen e FA në Gaza

Deputetja e PS, Çaushi: Kuvendi vijon punën, miratohet projektligji për pjesëmarrjen e FA në Gaza

Deputetja e PS-së, Zegjine Çaushi ka bërë me dije se Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar sot seancën plenare, ku janë marrë disa vendime. Në një postim në rrjete sociale, Çaushi shkruan se gjatë seancës është votuar projektligji për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza. Sipas deputetes socialiste, në seancë janë miratuar gjithashtu ndryshimet në ligjin për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike. “Kuvendi vijon të përmbushë përgjegjësinë e tij institucionale, duke marrë vendime dhe duke garantuar vijimësinë e punës”, shprehet Çaushi. Reagimi i deputetes vjen në përfundim të seancës plenare, ku në rendin e ditës ishin përfshirë çështje që lidhen me angazhimin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe kuadrin ligjor për shoqëritë me ofertë...