Deputetja Çaushi debat me Mziun: E bojkotove Komisionin 4 muaj se bëre plazh, fjete gjumë e tani vjen këtu
Opozita kërkon që për sa kohë nisma e PD për reformën territoriale po konsultohet në këshillat bashkiakë, procesi i diskutimit në Komisionin e Ligjeve të ndalet. Ndërsa brenda Kuvendit zhvilloheshin diskutime, një grup qytetarësh nga bashkia e Memaliajt ishin në protestë para Kryesisë së Kuvendit kundër hartës së re territoriale që shkrin bashkinë e tyre dhe e bashkon me Tepelenën. Fjalës së deputetit demorkat Xhelal Mziut në Komisionin e Ligjeve që kërkoi një nismë të përbashkët për Territorialen, deputetja socialiste Zegjine Çaushi ia priti me një batutë që shkaktoi të qeshura. Zegjine Çaushi: Nëse e kishe kaq shqetësim të madh këtë reformën territoriale ti Xhelal, kujtoheshe! Mos ta bojkotoje komisionin 4 muaj! Shkove bëre plazh atje, fjete dhe gjumë në shtëpi, vjen edhe këtu te...
Burimi:
kohajone.com