Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Deputetja Aulona Bylykbashi viziton dy modele suksesi të zhvillimit rural në Gjinar dhe Gjergjan
Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, e zgjedhur më 11 maj, zhvilloi këtë javë dy vizita në zona të ndryshme të Bashkisë Elbasan, ku u njoh nga afër me histori frymëzuese rikthimi, investimi dhe zhvillimi rural. Në Gjinar, Bylykbashi vizitoi bujtinën “Shtëpizat”, një model turizmi familjar të ngritur nga Kleisa Karaj, e kthyer nga Zvicra për të investuar në tokën e gjyshërve. Me shumë vështirësi për të regjistruar pronën dhe nisur punën, Kleisa sot ofron një përvojë autentike mikpritjeje në zemër të natyrës, duke treguar se dashuria për vendlindjen mund të kthehet në një mundësi ekonomike. “Njerëz si Kleisa janë...