Deputeti i PD mbron pemën në Lushnje/ Korreshi kundërshton lirimin e hapësirave publike: Janë mbjellë para 30 vitesh

Deputeti i PD mbron pemën në Lushnje/ Korreshi kundërshton lirimin e hapësirave publike: Janë mbjellë para 30 vitesh

Aksioni për Lirimin e hapësirave publike në Lushnje ka bërë bashkë qytetarët dhe opozitarët kundër prerjes së pemëve. Në lagjen “Gafurr Muço’ policia bashkiake, IMTV dhe policia e rendit janë përplasur edhe me deputetin Sajmir Korreshi dhe këshilltarët e opozitës të cilët nuk lejojnë prerjen e pemëve. Ata pretendojnë se bashkia po pret pemët 30 vjeçare të mbjella nga vet pushteti lokal dhe se nuk kanë asnjë studim urban për zonën.Këshilltari i republikanëve në këshillin bashkiak të Lushnjës, Ilir Marku thotë se do të bëjë kallëzim penal ndaj punonjësve të IMT bashkisë për prerjen e pemëve në pronën publike, e cila sipas tij është e ndaluar me ligj. Kjo hapësirë e gjelbër është bërë e tillë nga një qytetar ish punonjës i gjelbërimit prej 20...