Deputeti gjerman i CDU-së mbështet studentët: Shqiptarët me vlera europiane, kërkojnë fundin e korrupsionit
Revolta studentore në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen edhe në Gjermani. Knut Abraham, deputet i CDU-së në Bundestagun gjerman dhe ish-këshilltar i kancelares Angela Merkel, ka reaguar për protestat në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet dhe duke vënë në dukje kërkesat e qytetarëve shqiptarë kundër korrupsionit dhe lidhjeve mes politikës e krimit të organizuar. Përmes një reagimi në rrjetin social X, Abraham thekson se kërkesat e protestuesve pasqyrojnë vlerat europiane që Shqipëria është zotuar të mbështesë. Deklarata e deputetit gjerman vjen në ditën e tetë të revoltës studentore, ndërsa të rinjtë vijojnë protestat duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Reagimi i plotë i Knut Abraham në X: “I kam ndjekur protestat në Tiranë me shqetësim të thellë. Qytetarët kërkojnë fundin...
Burimi:
syri.net