Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Deputeti gjerman dhe nipi i ish kancelarit thirrje BE: Duhet ta njihni pavarësinë e Kosovës
Deputeti gjerman Johannes Volkmann, i cili është edhe nipi i ish kancelarit Helmut Kohl ka deklaruar në Bundestag se të gjitha vendet e BE duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës. Gjatë një debati për vazhdimin e pjesëmarrjes së trupave gjermane në misionin paqeruajtës të KFOR-it, Volkmann shprehu mbështetje të qartë për shtetin e Kosovës, duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që legjitimon pavarësinë e saj. Gjithashtu, deputeti gjerman bëri thirrje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ndau videon e fjalimit të tij në rrjetet sociale, duke...