Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Deputetët s’e konstituojnë Kuvendin as pas 33 tentimesh
Deputetët kanë dështuar sërish që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Në tentimin e 33-të radhazi, sikurse edhe në seancat paraprake, deputetët refuzuan që të votonin për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit. Ata do të mblidhen sërish pas 48 orësh, përkatësisht të enjten e 19 qershorit. Kjo është hera e 25-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, nuk propozojnë nga një anëtar për formim të komisionit për...