“Deputetët e PD nxitës të dhunës!”- Klosi reagon për protestën: Nuk kthehemi në të shkuarën, për hir të paaftësisë së tyre! Kërkojnë destabilitet

“Deputetët e PD nxitës të dhunës!”- Klosi reagon për protestën: Nuk kthehemi në të shkuarën, për hir të paaftësisë së tyre! Kërkojnë destabilitet

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka akuzuar deputetët e Partisë Demokratike se janë nxitës të dhunës gjatë protestës së të mërkurës në Tiranë. “Dhuna nuk është zgjidhje! Sulmet me gurë e molotovë ndaj Policisë së Shtetit, institucioneve, djegia dhe shkatërrimi i pronës publike i shërbejnë atyre që kërkojnë destabilitet. Rreshtimi i deputetëve të Saliut si nxitës të shkatërrimit nuk mund të na kthejë më kurrë në të shkuarën e errët për hir të paaftësisë së tyre politike”, shkroi Klosi në Instagram. Prej dy ditësh tashmë, qindra studentë protestojnë para Ministrisë së Arsimit, duke u përplasur edhe me policinë, ku nuk kanë munguar episodet e dhunës. Nga përleshjet ka pasur disa të lënduar, ndërsa disa të tjerë janë arrestuar.