Denoncon Marjana Koçeku: Mbyllen mbi 200 faqe në Instagram, sulme ndaj opozitës dhe mbështetësve të protestës
Deputetja tashmë e pavarur pas largimit nga PS, Marjana Koçeku, ka denoncuar një valë sulmesh online ndaj disa figurave të opozitës dhe mbështetësve të protestës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku thotë se mbi 200 faqe në instagram, të cilat kanë kanë përmbajtje nga protestat, janë mbyllur gjatë ditëve të fundit. Sipas saj, mes llogarive të prekura janë edhe faqja zyrtare e deputetit Agron Shehaj, ajo e aktivistit Gent Progni, si dhe disa faqe të tjera të njohura për mbështetjen e protestës. Koçeku akuzon qeverinë shqiptare se, ndërsa në forumet ndërkombëtare mbron lirinë e shprehjes dhe të drejtat online, brenda vendit vepron ndryshe. Reagimi i Koçekut Nji valë sulmesh online ka nisë veçanërisht që ditën e djeshme kundër disa figurave opozitare me ndikim politik...
Burimi:
gijotina.com