Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Denoncimi: Nga borxhi i burrit te humbja e makinës. Skema e fajdes që më detyroi të largohem nga Shqipëria
Një grua nga Tirana ka denoncuar një rast të rëndë të fajdes, mashtrimit dhe zhvatjes përmes kërcënimeve, ku humbi makinën e saj me vlerë rreth 4 milionë lekë, pasi bashkëshorti i saj mori një borxh prej vetëm 1 milion lekësh. Sipas rrëfimit të saj, i publikuar edhe në një emision investigativ, burri i saj kishte marrë hua tek një person me precedentë penalë, i dënuar më parë për fajde. Marrëveshja fillestare ishte që të paguhej një shumë mujore prej 200 eurosh , por këto pagesa nuk ulnin borxhin, pasi interesi rritej në mënyrë arbitrare dhe kushtet ndryshoheshin vazhdimisht nga fajdexhiu....