Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Denoncimi i Lapajt: Kandidatja e “Shqipëria Bëhet” në Durrës u kërcënua me armë nga anëtarë të krimit të organizuar
👁3933
Një kandidate e “Shqipëria Bëhet” në qarkun e Durrësit është kërcënuar këtë pasdite me armë, sipas kryetarit të kësaj partie, Adriatik Lapajt. Sipas tij, “anëtarë të krimit të organizuar në Durrës i kanë prerë rrugën kandidates Valbona Myhedin dhe aktivistëve që e shoqëronin e i kanë treguar armën në brez për ta intimiduar”. Kandidatja ka qenë duke zhvilluar takime me qytetarët në lagjen nr. 8, në shkollën Eftali Koçi ku po ndante programin elektoral. Lapaj thotë se për ngjarjen do të njoftojë edhe ambasadën amerikane, pasi Myhedini është shtetase amerikane, ndërsa bën thirrjen për hetimin e rastit dhe vënien para...