Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Denoncimi i krimeve zgjedhore, SPAK vendos në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbërt
👁13859
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar se do të jetë në shërbim të qytetarëve me një numër të gjelbër falas, 0800-04-05, gjatë ditës së zgjedhjeve. Ky numër do të jetë aktiv nga ora 07:00 deri në 19:00 dhe do t’u mundësojë qytetarëve të raportojnë çdo rast të dyshuar të korrupsionit zgjedhor apo krimit të organizuar që lidhet me procesin elektoral. “Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjatë ditës së zgjedhjeve, nga ora 07:00 deri në 19:00, vë në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër.”, thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK.