No Image Available

Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh/ SPAK nis verifikimet: Sekuestrohen 6 përgjimet dhe emisioni i plotë

Arben Ahmetaj TIRANË- Prokuroria e posaçme SPAK, ka vendosur të nisë verifikimet lidhur me denoncimet e bëra nga ish-zv/kryeministri i Shqipërisë Arben Ahmetaj, gjatë një interviste në emisionin “Çim Peka Live”. Kreu i SPAK Klodian Braho ka firmosur një dokument, duke kërkuar nga televizioni “Syri Tv” që t'i vendosë në dispozicion të gjithë materialin e emisionit përfshirë këtu dhe audio-përgjimet bruto të transmetuara në publik. Bëhet fjalë për një material përgjimi rreth 3 orë në Monako, ku amerikano-izraeliti, Ron Yeffet është një prej personave kryesorë të përmendur. Verifikimi nga Prokuroria e Posaçme vjen pasi Ahmetaj ngriti një sërë akuzash, mes tyre për një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve, ku përfshihet Shqipëria. Ish-zv.kryeministri nga arratia deklaroi se disponon informacione dhe materiale që, sipas tij, lidhen me një strukturë të organizuar...