Denoncimet e Ahmetajt nga arratia për trafikun e armëve, Opozita kërkon Komision Hetimor Parlamentar
Opozita kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të verifikuar veprimtarinë e institucioneve shtetërore lidhur me trafikun ndërkombëtar të armëve. Kërkesa e firmosur nga 39 deputetë të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, kërkon të hetojë nëse institucionet përgjegjëse kanë vepruar në përputhje me ligjin për parandalimin, kontrollin dhe zbulimin e këtyre veprimtarive, si dhe nëse mund të ketë përgjegjësi politike, administrative apo institucionale. Shkak i drejtpërdrejtë për kërkesën janë deklaratat dhe materialet audio të publikuara në një televizion më 7 shtator nga ish zëvëndeskryeministri Arben Ahmetaj. Vetë deputetët nënshkrues theksojnë në kërkesë se deklaratat dhe materialet e publikuara nga Ahmetaj nuk konsiderohen fakte të provuara, por të dhëna dhe indicie që, sipas tyre, duhet t’i nënshtrohen kontrollit...
Burimi:
javanews.al