Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Denoncim/ Ja si DHL ka shkelur kontratën me KQZ, Celibashi përgjegjës për dështimin e votimit nga jashtë (Dokumentet)
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për antikorrupsion në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, denoncoi shkelje të rënda nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe kompania DHL International Albania në procesin e votimit të shtetasve shqiptarë nga jashtë vendit, për zgjedhjet e 11 majit 2025. Sipas saj, më datë 7 prill 2025, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) publikoi në buletinin nr. 16 procedurën e prokurimit me negocim pa shpallje, të zhvilluar nga KQZ me objekt: “Shërbimi postar për zgjedhësit nga jashtë vendit”, në vlerë 11 milionë euro me TVSH, kontratë që iu dha kompanisë DHL International Albania. Vangjeli theksoi se në...