Dënohet me varje prezantuesja televizive në Egjipt, akuzohet për trafik droge

Dënohet me varje prezantuesja televizive në Egjipt, akuzohet për trafik droge

Prezantuesja televizive egjiptiane Sarah Khalifa dhe 11 persona të tjerë janë dënuar me vdekje me varje, pasi u shpallën fajtorë për përfshirje në një çështje të trafikut të drogës. Sipas gazetës shtetërore “Al-Ahram”, të dënuarit ishin pjesë e një grupi kriminal që dyshohet se importonte lëndë të para të përdorura për prodhimin e lëndëve narkotike, me qëllim përpunimin dhe shitjen e tyre. Gjatë operacionit, autoritetet kanë sekuestruar më shumë se 750 kilogramë lëndë narkotike dhe materiale të përdorura për prodhimin e tyre, ndërsa janë zbuluar edhe armë dhe municione të paligjshme. Sarah Khalifa, 39 vjeçe, njihet për programin televiziv “Mission Impossible”, i cili trajtonte çështje kriminale. Ajo i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se nuk është e përfshirë në aktivitetet kriminale për të cilat...