Dënohet me burg përjetë Azgan Mërnica/ Vrau efektivin e policisë

Dënohet me burg përjetë Azgan Mërnica/ Vrau efektivin e policisë

Do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm Azgan Mërnica. Ky është vendimi që është dhënë këtë të mërkurë nga Gjykata e Fierit për 24-vjeçarin, i cili një vit më parë i mori jetën efektivit të policisë, Novruz Cenalia. Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj të 2024, në fshatin Baltëz të Fierit. 24-vjeçari u gjykua për akuzat e vrasjes së punonjësit të policisë, e cila parashikon edhe dënimin maksimal, armëmbajtje pa leje si edhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Sipas Prokurorisë së Fierit, që lexoi më 10 korrik pretencën, konflikti që çoi në përdorimin e armës...