Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dënohet me 24 vite burg Jon Hoti për vrasjen e dyfishtë në vitin 2024
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur fajtor Jon Hotin për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 13 nëntor 2024 në qytetin e Klinës, duke e dënuar atë me 24 vjet e gjashtë muaj burgim. Sipas vendimit të gjykatës, Hoti u dënua për ekzekutimin e Albison dhe Rexhep Shlivovës, një krim që tronditi opinionin publik. Dënimi është konfirmuar nga avokati mbrojtës, Jeton Maqedonci. Hetimet zbuluan se Hoti kishte kontaktuar paraprakisht me viktimat përmes rrjetit social Facebook, ku kishin rënë dakord të takoheshin në një lokal në Klinë. Pas këtij takimi, ndodhi vrasja e dyfishtë. Prokuroria e Pejës e ka cilësuar ngjarjen...