Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Dënohen shqiptarët motër e vëlla! Tentuan “spiunazh” me informacione nga bursa, gjyqtari: Do i kishit bërë vetë ato para!
Redinel dhe Oerta Korfuzi LONDËR- Një ish-analist i "Janus Henderson", një grup global britaniko-amerikan i menaxhimit të aseteve me seli në Qytetin e Londrës, Mbretëria e Bashkuar, u shpall fajtor për përdorimin e informacionit konfidencial mbi kompani. Në këtë mënyrë ai kishte fituar gati 1 milion paund (1.3 milion dollarë). Bëhet fjalë për një shqiptar që kishte një karrierë të ngritur në Britaninë e Madhe, por vendosi që të "devijonte". Redinel Korfuzi, 38 vjeç, u akuzua për përdorimin e informacionit që ai kishte aksesuar përmes punës së tij si analist kërkimor duke përdorur llogaritë e mbajtura nga motra e tij...