Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dënimi me burg, Dodik i zgjat dorën” Rusisë dhe SHBA-së, pse presidenti i RS nuk ka gjasa t’i shpëtojë prangave
Marsela SHYTIA Në një zhvillim të pazakontë për Bosnjë dhe Hercegovinën, Dhoma e Apelit e Gjykatës së këtij shteti ka marrë një vendim historik dhe të paprecedentë: Presidenti i entitetit serb, Republika Srpska, Milorad Dodik, është dënuar përfundimisht me një vit burg dhe një ndalim gjashtëvjeçar për të ushtruar funksione politike. Vendimi, i cili pason refuzimin publik të Dodik-ut për të respektuar autoritetin e Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar Christian Schmidt, pritet të trazojë thellë dinamikën politike në vend. Ai shënon një moment tensioni të fortë në një shtet tashmë të brishtë, duke marrë parasysh edhe paralajmërimet e mëparshme të Dodik...