Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dënime të rënda në draftin e ri: 8 vite burg për ata që shesin ilaçe të skaduara
Pas situatës sfiduese që vendi, edhe e gjithë bota, përjetuan gjatë pandemisë së koronavirusit, në draftin e propozuar për Kodin e ri Penal të vendit, i është kushtuar një kapitull të veçantë mbrojtjes së shëndetit publik. Jo më pak se 35 vjet dhe deri në burgim të përjetshëm parashikohet në nenin 441 të draftit, nëse dikush shkakton qëllimisht një epidemi përmes shpërndarjes së viruseve apo baktereve patogjenë. Dënim shumë i rëndë parashikohet edhe për rastet kur kjo ndodh nga pakujdesia, 10 deri në 20 vjet heqje lirie. Kodi aktual nuk ka asnjë nen që lidhet me shkaktimin epidemisë. Megjithatë, propozuesit...