Dënim maksimal për zjarrvënësit, Balluku: Do t’i bëhet publik identiteti për t’i kthyer në shembull për të tjerët

Dënim maksimal për zjarrvënësit, Balluku: Do t’i bëhet publik identiteti për t’i kthyer në shembull për të tjerët

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ishte këtë të diel në Bulqizë për të ndjekur nga afër aksionin për shuarjen e flakëve. Pikërisht nga atje, ajo deklaroi se në Kodin e ri Penal do të kërkohet që zjarrvënia të jetë vepër penale dhe të dënohet maksimalisht. “Kemi pasur zjarrvënës të qëllimshëm. Në Kodin e ri Penal do të kërkojmë nga ligjvënësit në Parlamentin e ri që zjarrvënia e qëllimshme, por edhe zjarrvënia pa dashje – duke ditur shumë mirë se cilat janë pasojat – të jetë vepër penale dhe të ketë penalitete maksimale.” Balluku tha se është bërë një punë e mirë nga...