Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Denaj: Hiqen pengesat, bujqve dhe blegtorëve do t’u njihen vitet e punës deri në vitin 1992
Bujqit dhe blegtorët që kanë punuar në ndërmarrje bujqësore apo kooperativa deri në vitin 1992 do të kenë mundësi të përfitojnë pension mbi bazën e viteve të punës të njohura zyrtarisht. Këshilli i Ministrave miratoi listën zyrtare të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe kooperativave, të ndara sipas vitit të krijimit dhe territorit të ushtrimit të aktivitetit, për qëllime të njohjes së periudhave të sigurimit në sistemin e pensioneve. Vendimi synon të lehtësojë procesin e verifikimit të viteve të punës për ish-punonjësit e sektorit bujqësor, të cilët kanë kontribuar ndër vite në ndërmarrjet shtetërore dhe kooperativat, që dikur ishin shtylla të zhvillimit rural...